leoni

Gresa Jakup Krasniqi: Dhimbjen sot e laj me lot, e lotët më treten bashkë me heshtjen

Ish-kryeparlamentarit, Jakup Krasniqi, i cili ndodhet në vuajtje të dënimit në Hagë, iu ka mundësuar një vizitë dyditore në ngushëllim për vdekjen e vëllait të tij, Azem Krasniqi, por  janë duke e mbajtur nën masa të rrepta sigurie. Në këtë rast të vështirë, vajza e tij, Gresa, ka ndarë një dedikim të ndjerë në rrjetet sociale, ku shpreh dhimbjen e saj për padrejtësinë që po i bëhet babait të saj. Ky moment shoqërohet me ndjenja të thella dhe emocionuese për familjen Krasniqi, duke reflektuar mbi sfidat dhe vështirësitë me të cilat ata po përballen në këtë kohë të vështirë, me ç’ rast ka shkruar Gresa Jakup Krasniqi:

Dhimbjen sot e laj me lot, e lotët i përbi bashkë me heshtjen.

S’ka drejtësi!

S’ka drejtësi!

Çmimin shumë të shtrenjtë të lirisë babi e ka paguar shumëfish, e borxhin e saj ndaj babit ska gjë në botë që sot e shlyen.

Botë e përlyer!

Botë e përgjakur!

Botë e padrejtësisë!

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Qeverisja ekonomike në shifra

Një përshkrim i asaj çfarë ka  në ekonomi brenda këtyre katër viteve : Po fillojmë …