Kryetari i AKK-së, Agim Aliu, ka konfirmuar se katër komunat e pjesës veriore të Kosovës janë pjesë e këtij asociacioni. Aliu bëri të ditur se tre prej tyre janë anëtare prej më herët, ndërsa së fundmi është bashkuar edhe Komuna e Mitrovicës së Veriut, e cila gjithashtu paguan anëtarësinë në AKK. Aliu e dënoi çdo përpjekje për të mohuar ose shtrembëruar këtë fakt, duke e cilësuar si propagandë dhe shpifje të ulët që nuk i shërben interesit të qytetarëve. Ai theksoi rëndësinë e informimit të drejtë dhe të saktë për qytetarët lidhur me përfshirjen e komunave veriore në AKK.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …