LDK-ja e cilëson antiligjore përpjekjen e Vetëvendosjes për ta formuar një komision hetimor parlamentar prej vitit 2006

Kujtim Shala: Sovraniteti në veri nuk mbahet vetëm me polici, Serbia po e përdor në favorin e saj

Deputeti i LDK-së, Kujtim Shala, ka kritikuar qasjen e Qeverisë Kurti për përdorimin e forcave policore në ruajtjen e sovranitetit në veri të Kosovës. Sipas Shalës, ky veprim nuk është i mjaftueshëm dhe madje mund të shfrytëzohet nga Serbia për avantazhin e saj. Situata në veri nuk ka ndryshuar shumë për shkak të refuzimit politik nga serbët lokalë, dhe se qasja vetëm përmes policisë nuk do të zgjidhë këtë problem. Ai argumentoi se mungesa e institucioneve dhe mbështetjes së sovranitetit përmes strukturave të tjera po krijon një vakum që Serbia po e shfrytëzon. “Sovraniteti është zhbërë sepse nuk ka institucione. Nuk mbahet sovraniteti vetëm me polici – mos të tallemi me këtë çështje,” tha Shala, duke theksuar se Serbia, edhe pse organizon sulme terroriste, nuk merr sanksione ndërkombëtare por shpërblehet për veprimet e saj.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …