Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Kuvendi i Kosovës po mbanë seancë të jashtëzakonshme për audio-incizimet e Mimoza Kusari-Lilës me terroristin, Radojçiq

Kuvendi i Kosovës po mbanë një seance të jashtëzakonshme,  pas publikimit të audio-incizimeve të diskutueshme mes shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, dhe Milan Radojçiqit. Seanca po fokusohet në një “Debat Parlamentar për komunikimet e kryetares së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, me Milan Radojçiqin. Disa deputetë të opozitës kanë kërkuar që Kuvendi t’i marrë mandatin Kusari-Lilës, duke e akuzuar atë si “bashkëpunëtore të Radojçiqit”. Nga ana tjetër, Kusari-Lila ka mohuar akuzat, duke i cilësuar incizimet si të montuara. Ajo theksoi se qeverisja e Albin Kurtit ka kontribuar në largimin e Radojçiqit nga Kosova.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …