Lëvizja Vetëvendosje sot do të humbë edhe votën e 61-të. Deputetja e kësaj partie, Drita Millaku sot kalon në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Zyrtarizimi pritet të bëhet në një ceremoni në LDK ku lideri i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, mirëpret Millakun në partinë më të vjetër në Kosovë. Së fundi, nga kjo parti është larguar Eman Rrahmani dhe Visar Korenica. Ndërsa deputeti tjetër në të cilin Vetëvendosja vështirë se mund të llogarisë është Fitim Uka. Ai në janar të këtij viti kishte thënë se nuk do të kandidojë më si deputet në shenjë proteste. Pas largimit të Korenicës e Rrahmanit, shefja e GP të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, para tri ditëve tha se nuk e sheh problematike kalimin e projektligjeve.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …