leoni

Sadik Halitjaha

Sadik Halitjaha: Nuk dua ta besoj që kjo deklaratë është e Komandantit të Ushtrisë tonë!

Nuk dua ta besoj që kjo deklaratë është e Komandantit të Ushtrisë tonë!
E shoh foton e Bashkim Jasharit dhe nuk u besoj syve të mi!
Nuk e besoj se këto janë fjalët e Komandantit!
Nëse kjo është e vërtetë, kë mund të bindim të jetojë në Kosovë?!
Mendoj se urgjentisht duhet të distancohet Komandanti nga ky shkrim dhe t’i denoncojë në prokurori ata që montuan këtë dezinformatë!
Duhet që prokuroria, brenda 72 orëve, t’i kapë autorët dhe shpifësit e këtij lajmi të rremë!
Kjo nuk ka ndodhur asnjëherë, as në luftë të mbetet UÇK-ja pa bukë. Ndoshta ndonjë ushtar apo grup i vogël në ndonjë rrethim apo marshim, derisa ka mbërritur në bazë!
Një rast i veçantë që e di: një togë në Shkozë, kur mbetën pa bukë, sulmuan barakën e forcave armike serbe dhe u furnizuan për disa ditë!
Ushtarët e uritur, si do të luftonin? Cili do të ishte morali i tyre? Cili, përveç ushqimit, do të ishte qëllimi parësor dhe kryesor?
Lufta ishte, dhe logjistika kurrë nuk dështoi së furnizuari!
Shtrohet pyetja: a ka bukë Kosova tani? Me siguri të gjithë e dimë se përgjigjja është që ka mjaftueshëm bukë në Kosovë!
Kush pra mundet dhe kush duhet të mbetet pa bukë i fundit? Me siguri e kuptueshme: ushtria e fundit mund të mbetet pa bukë!
Atëherë, ç’është kjo maskaradë, kjo poshtërsi dhe ulje e dinjitetit në zero, për ushtrinë, për popullin dhe për shtetin?
Kush mban përgjegjësinë? Kush menaxhon me paratë dhe buxhetin?
Cila është detyra e qeverisë? Cila është detyra e ministrit të mbrojtjes? Cila është detyra e Komandantit kur ngelen ushtarët pa bukë?!
Në këso rrethana të këqija dhe shumë të rrezikshme, duhet të themi shyqyr që armikun e kemi të dobët, përndryshe ia kemi hapur derën!
Dalja nga kjo gjendje? Ushtria të bëjë grusht shteti, ose të japë menjëherë dorëheqje ministri i mbrojtjes, pse e lejoi të vijë gjendja deri në këtë pikë!
Së dyti, qeveria ta thërrasë urgjentisht Këshillin Nacional të Sigurisë dhe ta dorëzojë dorëheqjen pranë këtij këshilli! Ky këshill të shpallë gjendje të jashtëzakonshme derisa Parlamenti të marrë vendime në kushtet dhe rrethanat e krijuara!
Menjëherë të krijohet Qeveria e Shpëtimit Kombëtar!
Cili shqiptar mund të flejë gjumë kur e kupton këtë gjendje, nëse vërtet kështu është e vërteta?
Popullit nuk i interesojnë tenderat dhe furnitorët e ushqimeve!
Kjo punë nuk ka ndodhur në befasi apo rastësisht; kjo ka një qëllim të keq pas saj. Në kohë lufte, të tillët duhej të pushkatoheshin!
Kemi ligje apo jo?
Kemi Kushtetutë apo jo?
Kemi shtet apo jo?
Komandant, komando, nëse nuk je ligj, mbetesh pa bukë!
Ushtarë, mbushni armët, siguroni bukën për shumë kohë dhe mos lejoni të mbeteni pa bukë!
Ç’është kjo si në teatrin e kukullave? Kush guxon të luajë me shtetin, me vlerat dhe me lirinë e këtij populli?
Cili është prioriteti i prioriteteve, përveç sigurisë?
Deri ku shkon poshtërsia, paaftësia, qëllimet e këqija, mangësitë e logjikës dhe naiviteti, budallallëku në shkatërrimin e shtetit?
Kështu ndodh kur dalin në krye të institucioneve njerëzit naivë e të papërgjegjshëm; kështu ndodh kur sabotuesit dhe tradhtarët duan ta shkatërrojnë shtetin, ushtrinë, sigurinë, vlerat dhe dinjitetin e popullit!
Kështu mbetet shteti në dorë të të paaftëve! A është apo jo e vërtetë kjo që shihet e lexohet?
E them me bindje të plotë: është e dënueshme, e papranueshme dhe duhet të penalizohet, qoftë si e vërtetë përse ka ardhur deri në këtë gjendje, apo nëse është rrenë, të dënohet si alarm i rremë apo qëllim i propagandës armiqësore nga Korrekt Press!
Rroftë ushtria jonë e fortë dhe e lavdishme!

11 tetor 2024
Sadik Halitjaha

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …