Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po qëndron për një vizitë zyrtare, në Hungari me ç’ rast u prit nga kryeministri, Viktor Orban. Përmes një postimi kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me vizitën. Nënshkruam dy marrëveshje mirëkuptimi, në bujqësi dhe në administratën publike, që është shumë e rëndësishme për të gjitha ato vende që janë në procesin e anëtarësimit. Më parë, në vitin 2021 Rama zhvilloi një vizitë zyrtare në Budapest e cila u pasua dy vite më vonë nga vizita në Tiranë e kryeministrit hungarez, Viktor Orban. Në atë kohë u nënshkruan disa marrëveshje, ndër to edhe Memorandumin e mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë për zhvillimin e një bashkëpunimi më të madh në fushën e Integrimit Evropian, si dhe Memorandumin e Mirëkuptimit për bashkëpunim në fushën e menaxhimit të ujit ndërmjet Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore të Shqipërisë dhe Ministrisë së Brendshme të Hungarisë.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …