Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka fajësuar kryeministrin Albin Kurti se me ardhjen e tij në pushtet është ringjallur ndikimi i Milan Radoiçiqit në Kosovë. Ai tha se në vitin 2018 është bastisur banesa e Radoiçiqit dhe se që nga ajo kohë ai ka ikur nga drejtësia e Kosovës. Prej asaj periudhe, Haradinaj tha se ka ndërprerë çdo komunikim me Radoiçiqin, derisa shtoi se kushdo që e dëshmon të kundërtën le t’i publikojë dëshmitë. Ai tha se prapa komunikimit të Mimoza Kusari-Lilës me Radoiçiqin qëndron kryeministri Albin Kurti, derisa ritheksoi akuzën se ai është spiun i Serbisë.
Kontrolloni gjithashtu
Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve demokratike
Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve …