leoni

Kryetari Aliu mirëpriti në takim ushtarakët Benjamin White e Axle Coleman

Kryetari i Komunës së Ferizajt z. Agim Aliu ka pritur në takim ushtarakët Benjamin White e Axle Coleman, të shoqëruar nga Burim Gagica nga Kampi Ushtarak Bondsteel – Departamenti për Çështje Civile.

“Në takim u bashkëbisedua mbi përpjekjet e përbashkëta në dobi të komunitetit, menaxhimin dhe koordinimin lidhur me situatat dhe shërbimet emergjente me objektivin e përbashkët për zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë në interes të të gjithë qytetarëve”, thuhet ndër të tjera në postimin e tij në facebook, të kryetarit Aliu.

Kontrolloni gjithashtu

Katër komunat veriore janë pjesë e Asociacionit të Komunave të Kosovës

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe i Komunës së Ferizajt Agim Aliu përmes …