Ardian Kastrati, reagoi kundër Projektligjit për tekstet shkollore, të cilin e miratoi Komisioni për Arsim i Kuvendit të Kosovës

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati konsideron se ka nevojë urgjente për ndryshim në qeverisjen e vendit

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në Forcën e Sigurisë së Kosovës pas letrës së ankesës së komandantit,  Bashkim Jashari,  për ushqimin e ushtarëve. Ai  e ka cilësuar situatën si një “kolaps”, duke akuzuar qeverinë për keqmenaxhim të resurseve dhe nxitim për korrupsion. Për tri vite ushtarëve nuk u janë blerë çizme dhe uniforma të reja, ndërsa abuzimet me fondet për ushqime kanë lënë ushtarët pa ushqim të mjaftueshëm. “Turp dhe mjerim,” e quajti ai këtë situatë, duke theksuar se çdo ditë nën qeverisjen e Albin Kurtit është një vit i humbur për Kosovën. Kastrati bëri thirrje për ndryshim urgjent të qeverisjes, duke shpresuar që pas datës 9 shkurt, vendit t’i hapet rruga për një qeveri  normale pa Kurtin në krye.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në komunën e Drenasit është mbajtur Kuvendi Themelues i Bashkimi Demokratik, Ajvaz Berisha, u zgjodh kryetar

Sot  në komunën e Drenasit është mbajtur Kuvendi Themelues i Bashkimi Demokratik, Ajvaz Berisha, u …