leoni

Bashkimi Evropian miraton agjendat e reformave për pesë vende të Ballkanit Perëndimor

Vendet e Bashkimit Evropian miratuan të premten agjendat e reformave të pesë vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilat janë kusht për të përfituar nga paketa e Planit të Rritjes, vlera e të cilës arrin në 6 miliardë euro. Komisioni Instrumentet e Para-Anëtarësimit) dha pëlqimin për agjendat e reformave të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë. Bosnje e Hercegovina është vendi i vetëm në rajon që ende nuk ka marrë miratimin e agjendës së saj, pasi dokumenti i paraqitur nuk përmbante të gjitha sugjerimet e dhëna nga Komisioni Evropian. Këtë e njoftoi presidenca hungareze e Bashkimit Evropian. Sipas përllogaritjeve jozyrtare, Kosova do të mund të përfitojë mbi 880 milionë euro, me mbi 250 milionë euro të ndara si para pa kthim dhe pjesa tjetër si kredi të volitshme. Përveç kësaj, Kosovës do t’i paguhen rreth 61 milionë euro si “parafinancim”, që përbën 7% të mjeteve totale.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …