Pas një vonese prej shumë vitesh, Xhamia e Namazgjasë u inaugurua në Tiranë në prani të presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan dhe kryeministrit shqiptar, Edi Rama. Por drejtuesit e lartë të Komunitetit Mysliman Shqiptar – pronari “de jure” i xhamisë së re – nuk ishin të ftuar. Mungesa lidhet me pakënaqësitë e presidentit të Turqisë ndaj drejtuesve të KMSH-së, të cilët sulmohen prej vitesh nga organizata të lidhura me Ankaranë si “gylenistë”, një term që i bën ata armiq të Erdogan.Ndërtimi i Xhamisë së Madhe nisi në vitin 2015 mbi truallin e njohur si Namazgjah në zemër të Tiranës, me mbështetjen financiare të Drejtorisë për Çështjet Fetare në Turqi, Diyanet. Punimet pothuajse përfunduan në vitin 2019, por hapja e xhamisë u mbaj pezull edhe për pesë vjet të tjera. Inaugurimi i vonuar i Xhamisë së Namazgjasë lidhet me një konflikt të nëndheshëm mes Diyanet dhe Komunitetit Mysliman Shqiptar për kontrollin e saj – tension i cili doli në sipërfaqe me njoftimet kontradiktore për hapjen e xhamisë, më të madhe në Ballkan.
Kontrolloni gjithashtu
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është publikuar lista e Qendrave të Votimit për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.
Sipas vendimit të KQZ-së, numri i Qendrave të Votimit në 38 komuna të Republikës së …