MPJD e fton Agjencinë Kosovare për Inteligjencë që të vlerësojë sigurinë fizike të informacioneve

MPJD ka njoftuar misionet diplomatike të QUINT-it për arrestimin e shtetasit të Kosovës nga autoritetet serbe

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës është ankuar te misionet diplomatike të shteteve të QUINT-it në vendin tonë për arrestimin e shtetasit të Kosovës nga autoritetet serbe. “Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka njoftuar misionet diplomatike të vendeve të QUINT-it dhe delegacionin e Bashkimit Evropian lidhur me arrestimin e shtetasit nga Kosova M.I. nga autoritetet serbe për kinse krime lufte. Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi i ka dërguar menjëherë kërkesë zyrtare Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë për të konfirmuar vërtetësinë e rastit të arrestimit dhe për të siguruar informacionet relevante, përfshirë identitetin e plotë të personit të arrestuar, rrethanat e arrestit dhe lokacionin aktual ku ai po mbahet. Institucionet e Kosovës janë duke ndjekur nga afër këtë rast dhe do t’iu mbajmë të informuar rreth detajeve tjera, përfundon njoftimi, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …