leoni

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Mbi 50 projektligje rrezikohen të kthehen në pikën zero me përmbylljen e kësaj legjislature

Drejtori ekzekutiv i organizatës për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet, “Çohu”, Arton Demhasaj ka paralajmëruar se mbi 50 projektligje rrezikohen të kthehen në pikën zero me përmbylljen e kësaj legjislature. Ai ka shtuar më tutje se është e pashpjegueshme se si partia në pushtet e cila ka shumicën parlamentare, nuk po mund të krijojë kuorumin që t’i kaloj këto ligje që janë jetike për vendin. “Është e pa shpjegueshme se si nuk mund partia në pushtet e cila ka mbi 51 për qind të votave e që ka një shumicë parlamentare mos me arrti të paktën deputet e saj me i obligua në një farë mënyrë me marr pjesë në seanca, me krijuar kuorumin e njëkohësisht edhe me kaluar ligjet të cilat presin rend në Kuvend edhe me u votuar. Kjo mendoj që ndodh edhe për shkak që jemi një para fushate para zgjedhjeve ku shumica e deputetëve po edhe shumica e partive politik më tepër merren me aktivitete partiake politike se sa që merren me agjendën e Kuvendit edhe kjo normalisht që ka pasoja” ka thënë për Ekonomia Online, aktivisti i shoqërisë civile, Arton Demhasaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …