Zyrtarët e SHBA-së kanë shfaqur besimin e tyre se Izraeli do t’i sulmoj pikat strategjike të Iranit

Zyrtarët e lart të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë shfaqur besimin e tyre se Izraeli do t’i sulmoj pikat strategjike të Iranit. Pritet që cak i sulmit të jetë infrastruktura ushtarake dhe zonat energjetike. Radio Evropa e Lirë citon rrjetin televiziv amerikan NBC të ketë njoftuar se zyrtarët amerikanë besojnë se Izraeli i ka ngushtuar objektivat në përgjigjen e vet eventuale për shkak të sulmit të Iranit në muajin e kaluar. Izraeli ka thënë vazhdimisht se do të përgjigjet ndaj sulmit të Iranit, të kryer më 1 tetor, i cili ka nisur si shenjë hakmarrjeje ndaj operacioneve ushtarak izraelite në Gazë dhe Liban, si dhe vrasjeve të liderëve të Hamasit dhe Hezbollahut.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …