Hykmete Bajrami: Zyra e propagadës së Vetëvendosjes po lavdërohet se Kosova përfiton 880 milionë Euro nga “Plani i Rritjes”

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka shkruar se propaganda manipuluese e Vetëvendosjes, nuk ka të ndalur. Ajo ka shkruar se kjo parti ka njoftuar se Kosova ka përfituar 880 milion euro nga Bashkimi Evropian por nuk ka treguar se për ta fituar këtë shumë, Kosova duhet t’i realizoj premtimet e saj, përfshirë krijimin e asociacionit. “Është e vërtetë se Kosova është pjesë e “Planit të Rritjes” (Growth Plan) që është një fond prej 6 miliardë Euro për Ballkanin Perëndimor, për periudhën 2024-2027, prej tyre 2 miliardë Euro janë grante, pjesa tjetër është kredi, por gjithashtu është e vërtetë se Kosova nuk i ka përfitu 880 milionë Euro, Kosova ka potencial të përfitoj këto mjete kur t’i plotëson kushtet që vendosën nga BE. Është e ditur se edhe pse për Kosovën nuk ishte parakusht për tu bërë pjesë e Planit të Rritjes, për të përfituar nga ky fond përpos kritereve teknike Kosova duhet të zbatoj të gjitha detyrimet e dala nga marrëveshja për normalizim dhe aneksi i Ohrit, pra edhe Asociacioni” ka shkruar mes tjerash, deputetja, Hykmete Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …