Nënkryetari Fatmir Iska, përfaqësoi Komunën e Rahovecit në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të UBSHR-së

Nënkryetari, z. Fatmir Iska, përfaqësoi Komunën e Rahovecit në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon që u mbajt në Tiranë. Në këtë mbledhje të Asamblesë së Përgjithshme u diskutua për bashkëpunimin rajonal dhe zhvillimin e turizmit në qytetet shqipfolëse. Komuna e Rahovecit ka në prioritet zhvillimin e turizmit dhe nga këto takime do të shkëmbehen praktikat më të mira të zhvillimit të turizmit në komunat – bashkitë.

Kontrolloni gjithashtu

Nga premtimi në zbatim – për një Rahovec më të pastër!

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka marrë pjesë si panelist në prezantimin …