Goran Rakiq: Para se të lëshohet ura për qarkullim mbi Lumin Ibër duhet të definohet kufiri që ndan Mitrovicën në veri

Ish-kryetari i ‘Listës serbe’, tani deputet në Parlamentin e Serbisë, Goran Rakiq, është rrahur nga ‘Mbrojtja civile’

Ish-kryetari i ‘Listës serbe’, tani  deputet në Parlamentin e Serbisë, Goran Rakiq, është rrahur nga disa persona që dyshohet të jenë nga e ashtuquajtura, ‘mbrojtja civile’ bëjnë të ditur burime nga veriu.  Sulmi ka ndodhur para hyrjes së banesës së tij në veri të Mitrovicës, ku dyshohet se personat kanë qenë duke e pritur. “Njëri prej këtyre sulmuesve është Goran Vuceniq, vëllau i Vlladan Vuçeniq, të cilët njihen si pjesëtarë të këtij formacioni ilegal ndërsa Vuqeniq  akuzohet edhe për pjesëmarrje në grupin terrorist të Banjskës”, kanë thënë burimet, duke shtuar se gjithçka ndërlidhet me një mosmarrëveshje rreth parave në mes të Millan Radojçiqit dhe Rakiqit. Rasti nuk është raportuar në polici dhe po tentohet të mbahet në fshehtësi, kanë thënë këto burime, duke shtuar se pas interesimit të hetuesve nga Policia e Kosovës për rastin, personeli i spitalit është detyruar megjithatë ta protokollojë rastin dhe ai tashmë figuron në librin e  Spitalit.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …