Me kërkesë të grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, të mbështetur nga 43 deputetë nënshkrues, sot do të mbahet një seancë e jashtëzakonshme për problemin e furnizimit me ushqim për Ushtrinë e Kosovës. Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka deklaruar me këtë rast se Kuvendi i Republikës së Kosovës e obligon Qeverinë, Ministrinë e Mbrojtjes, që me urgjencë ta zgjidhë çështjen e furnizimit me ushqim si dhe me të gjitha pajisjet tjera të nevojshme”, ka thënë Besnik Tahiri, duke shtuar se Kuvendi do të obligojë Qeverinë të zgjidh këtë çështje, ndërsa draft i Rezolutës mund të plotësohet nga deputetët në seancë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …