Arsimi i lartë në Shqipëri po përballet me një situatë të rëndë të tkurrjes së numrit të studentëve

Arsimi i lartë në Shqipëri po përballet me një situatë të rëndë të tkurrjes së numrit të studentëve

Arsimi i lartë në Shqipëri po përballet me një situatë të rëndë të tkurrjes së numrit të studentëve, ku shumë programe studimi rrezikojnë mbylljen për shkak të mungesës së regjistrimeve. Ndriçim Mehmeti, një ekspert i arsimit, u shpreh se situata nuk ka qenë kurrë më keq se tani. Mehmeti theksoi se largimi masiv i të rinjve për studime jashtë vendit ka qenë i ndjeshëm, dhe sipas tij, nuk ka të dhëna të sakta për kthimin e studentëve që janë larguar prej vitit 2016. Ai vuri në dukje se rënia e popullsisë studentore ka pasur një efekt zinxhir në sistemin arsimor, duke bërë që rreth 500 shkolla me rreth 400-500 nxënës të jenë boshatisur. “Njerëzit e kanë humbur besimin për shkak të cilësisë së ulët të arsimit dhe jetës, dhe nuk kanë më shpresë për të ardhmen. Nuk ka të dhëna që të tregojnë kthimin e studentëve të larguar nga viti 2016, kur filloi ky trend negativ,” u shpreh Mehmeti. Ai përmendi se arsimi në Shqipëri po përjeton një krizë të thellë dhe se në 36 vitet e fundit nuk ka parë ditë më të këqija për të rinjtë dhe sektorin arsimor në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …