Ariana Musliu-Shoshi akuzon Albin Kurtin, lidhur me shpenzime të mëdha të buxhetit, për fushatën e tij zgjedhore

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Jashtme, Donika Gërvalla se po bëjnë fushatë me paratë e qytetarëve. Ajo e kritikoi Kurtin për vizitat e tij të fundit në mërgatë, përfshirë ato në Mynih dhe Shtutgart. Shpenzimet për këto shëtitje arrijnë në rreth 1 milion euro, një shumë që është marrë nga xhepi i qytetarëve. Ajo e akuzoi qeverinë se po keqpërdor fondet publike për promovimin e vetvetes, në vend që të investohet në nevojat e qytetarëve. Ariana  Musliu-Shoshi theksoi se këto veprime përbëjnë një shkelje të besimit publik dhe kërkoi transparencë më të madhe mbi shpenzimet e bëra nga qeveria. Kjo akuzë vjen në një kohë kur qeveria po përballet me kritika të vazhdueshme për menaxhimin e financave publike dhe për prioritetet  e projekteve, që janë në interes të qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Hakan Fidan: Rezistenca kundër pushtimit izraelit tani është një luftë midis shtypësve dhe të shtypurve në mbarë botën

Ministri turk, Hakan Fidan, deklaroi se Izraeli është bërë kërcënimi kryesor për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan deklaroi se “Sot, Izraeli është bërë …