leoni

Në SHFMU “Jeta e Re” në Greme u hap cikli i ligjeratave “Fenomeni i bullizmit në shkolla, pasojat dhe lufta kundër tij”

Sot në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Jeta e Re” në Greme të Ferizajt u hap cikli i ligjeratave “Fenomeni i bullizmit në shkolla, pasojat dhe lufta kundër tij”, mbështetur nga Drejtoria e Arsimit.

Mysafirë qenë; drejtori i Arsimit në Komunën e Ferizajt, Afrim Llabjani, dhe zyrtari për arsim, Flodian Maloku.

Hapjen e takimit, me një fjalë përshëndetëse, e bëri drejtori i shkollës, Jeton Ahmeti.

“Fenomeni i bullizmit në shkolla, pasojat dhe lufta kundër tij” u ligjërua nga bashkëpunëtori i projektit dhe psikologu i shkollës, Orhan Nazifi , kurse pjesë nga përvoja personale u dhanë nga aktivisti kundër bullizmit, Labinot Azemi.

Në pjesën e tretë të takimit, nxënësit e patën mundësinë të parashtrojnë pyetjet e tyre, përgjigjet e së cilave i morën nga Psikologu Orhan Nazifi dhe Aktivisti, Labinot Azemi.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt mbledhja e IX- të e Komitetit për Komunitete të komunës së Deçanit

Në Deçan u mbajt mbledhja e IX- të e Komitetit për Komunitete të komunës së …