Mbrojtja e ish-kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi kërkon shkarkimin e gjyqtarit të Speciales, Emilio Gatti

Mbrojtës të Hashim Thaçi, në Hagë, janë: Luka Mishetiq Dastid Pallaska, Pier Rishar Prosper, Sofi Menegon e Nina Tavakoli

Sipas njoftimit të Administratores së Gjykatës Speciale, më 23 shtator 2024, avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq kishte kërkuar përfundimin e kontratës për Mek-Closkey si bashkë-avokat dhe emërimin e tij si konsulent. Ai, Shefi i Zyrës së Mbrojtjes i kishte kërkuar përfundimin e kontratës së z. McCloskey si bashkë-avokat dhe emërimin e tij si Konsulent me efekt të menjëhershëm”, është thënë në njoftimin e Administratores. Në të njëjtin dokument është thënë se avokati Mishetiq ka informuar Zyrën e Mbrojtjes së përfundimi i kontratës së bashkë-avokatin nuk do të ketë efekt negativ tek procesi dhe as të klienti i tyre. Ndërkohë  është thënë se dokumenti ka edhe një aneks i cili është konfidencial pasi sipas tyre përmban informacione personale që lidhen me avokatin dhe z. Closkej. Aktualisht, ekipi mbrojtës i Thaçi përbëhet nga avokati mbrojtës, Luka Mishetiq ndërsa si bashkë-mbrojtës janë: Dastid Pallaska, Pier Rishar Prosper, Sofi Menegon dhe Nina Tavakoli.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …