Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha gjatë seancës së jashtëzakonshme e thirrur nga opozita për problemin e furnizimit me ushqim të ushtarëve të FSK-së, ka folur për mungesën e deputetëve të pozitës. Ai th s dua të vë në pah se kështu kanë munguar përherë deputetët e pushtetit kur duhet të përballen me gjuhën e nevojave të popullit, kur duhet të përballen me premtimet e papërmbajtura dhe kauzat dhe kauzat e rrejshme me të cilat janë përballur në pushtet. Kjo është fjala që kurrë s’do të doja ta mbaja, jo për shkak të kodit ushtarak që më kufizon, por asnjëherë nuk do të dëshiroja të flasë rreth ushtrisë për problemet e karakterit logjistik, e aq më keq, për një ushtri nga e cila ikin ushtarët, oficerët nën oficerët për shkak të kushteve të shërbimit jo dinjitoze për paga, çizme, uniforma, për mungesë të ushqimit, e të tjera tha deputeti i PDK-së, Hisen Berisha.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …