Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kryeministrin Kurti, e quan spiun të Serbisë dhe tradhtar

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sërish  e ka quajtur kryeministrin Albin Kurti, spiun të Serbisë dhe tradhtar. Ai në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, ku është diskutuar për çështjen e ushqimit të pjesëtarëve të  FSK-së, ka thënë se është shqetësues fakti se si 6 vjet pas krijimit të ushtrisë, flitet për ushqimin e ushtarëve. Kush e mbron Albin Kurtin, e mbron njeriun që edhe ushtrinë e la pa bukë. Nëse para 6 vjet jemi krenuar që po e krijojmë ushtrinë tonë me  ligje që nuk dallojnë nga ushtritë e tjera,  sot flasim  për ushqimin e saj, që i ka lanë Albin Kurti pa bukë, sepse është spiun, agjent i Serbisë, ka thënë mes tjerash, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kreu i Komandës Amerikane në Evropë paraqet dëshminë për tensionet në Ballkanin Perëndimor përpara Senatit amerikan

Gjenerali Cavoli para Senatit: Tensionet në Kosovë dhe Bosnjë kërkojnë forcimin e pranisë të KFOR-it

Gjenerali Christopher Cavoli, një prej gjeneralëve kryesorë amerikanë, ka raportuar para Senatit amerikan mbi situatën …