leoni

Në Ferizaj të mërkurën organizohet debati “Sfidat e Komunitetit Jo-Shumicë”!

Forumi për Transparencë Parlamentare në bashkëpunim me Forumin për Transparencë Komunale të Ferizajt, me mbështetjen e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI), ju fton për pjesëmarrje në debatin mes deputetëve dhe qytetarëve për të diskutuar sfidat me të cilat përballen komunitetet jo-shumicë. Debati organizohet të mërkurën me 16 teor 2024 me fillim në 14:00 në Sallën e mbledhjeve të Kuvendi të Komunës së Ferizajt.

Ky debat ofron një mundësi të jashtëzakonshme për të ndarë mendimet tuaja dhe për të bashkëbiseduar me deputetët për të adresuar çështjet që prekin komunitetet tona.

Ejani të kontribuoni në një dialog të hapur dhe konstruktiv, thuhet në njoftimin e publikuar nga Komuna e Ferizajt.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …