leoni

Sylë Ukshini: Marrëveshja për pjesëmarrje në takimet rajonale e tejkaluar

Me 24 shkurt te vitit 2012 ne takimin e Brukselit të lehtësuar nga BE-ja dhe të mandatuar nga Rezoluta 64/298 e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Kosova dhe Serbia (BE-ja ka qejf t’i referohet vetëm “palët”, arritën marrëveshje për kushtet nën të cilat Kosova do të merrte pjesë në forumet rajonale.
Ne konkluzionet e dakorduara, pos mënyrës se përdorimit te fusnotës, në përputhje me pikat 8 dhe 9 BE-ja merrte detyrime qe t ‘u kërkonte partnerëve qe ta mbështesin këtë marrëveshje dhe të ndihmonin zbatimin e saj. Meqë në letrën e tij zyrtare Robert Cooper, 2 mars 2012, ndërmjetësi evropian i referohej rezolutës se OK-se, ne baze të se cilës edhe ishte dizajnuar ky dialog, mendoj se Qeveria e Republikës se Kosovës duhet të ndjek një rrugë tjetër për largimin e UNMIK-ut nga CEFTA, ajo duhet t’u kërkojë vendeve anëtare te kësaj nisme rajonale, partnereve ndërkombëtarë, para se gjithash BE-së që t’i bëjë kërkesë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për pranimin dhe njohjen e kësaj marrëveshje. Ne këtë mënyrë, UNMIK-u do të obligohet të hiqte dorë nga pjesëmarrja apo përfaqësimi në çfarëdo mënyrë të shtetit të Kosovës.
Përveç kësaj, çfarë kuptimi dhe peshe ka marreveshja e brukselit dhe aneksi i Ohrit i vitit 2023, të proklamuara si njohje de facto dhe si marrëveshje ku Kosova dhe Serbia janë të barabarta, kur edhe sot në Berlin perdoret marreveshja per perfaqesim rajonal me fusnotë. Për më tepër, kjo marrëbeshje ka pasur karakter të perkohshem dhe nëse Kosova në CEFTA paraqitet me fusnotë apo me emërtimin “Pristina” dhe nëse nenet 1 dhe 4 të traktatit të CEFTA-s nuk ndryshojnë, Unmik edhe mëtej mbetet palë. Se marreveshja e vitit te kaluar në Ohër nuk kaluar nuk ka zgjidhur dhe nuk do te zgjidh çështjen e perfaqesimit dhe anëtarësimit nderkombetar te Kosoves.
Duke u nisur nga fakti se në pikën e fundit të dokumentit të miratuar nga palët thuhet qartë: “Marrëveshje miratohen në baza të përkohshme,” atëherë Kosova duhet ta konsideroj të tejkaluar.
Përmbajtja e marrëveshjes se 24 shkurtit 2012!
Rev10 RC 23/02/2012
Marrëveshjet në lidhje me përfaqësimin dhe bashkëpunimin rajonal
1. Të dyja palët konfirmojnë angazhimin e tyre për bashkëpunim rajonal efektiv, gjithëpërfshirës dhe përfaqësues.
2. Për këtë qëllim, ‘Kosova*’ është emërtimi i vetëm që do të përdoret në kuadër të bashkëpunimit rajonal.
3. Shënimi në fund të faqes që do të zbatohet në yllin në paragrafin 2 më lart do të lexohet
*Ky përcaktim është pa paragjykim ndaj qëndrimeve mbi statusin dhe është në përputhje me RKSKB 1244/1999 dhe Opinionin e GJND-së për shpalljen e pavarësisë së Kosovës.
4. ‘Kosova*’ merr pjesë vetë dhe flet vetë në të gjitha takimet rajonale.
5. Kur marrëveshjet e reja do të nënshkruhen dhe/ose nënshkruhen, një përfaqësues i ‘Kosovës*’ do të nënshkruajë nën emërtimin në paragrafët 2 dhe 3 më lart.
6. Sa i përket modifikimeve të marrëveshjeve ekzistuese të nënshkruara nga UNMIK-u, asgjë në këto konkluzione nuk do të interpretohet si cenim i të drejtave ligjore të UNMIK-ut. Një përfaqësues i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) do të ftohet në takimet e organizuara në kuadër të marrëveshjeve për të cilat është nënshkruese. I takon UNMIK-ut të vendosë
nëse do të marrë pjesë në ndonjë takim të veçantë.
7. Organizatorët e takimeve do të inkurajohen të shmangin shfaqjen e simboleve kombëtare, përveç atyre të tyre dhe atyre të BE-së, duke marrë parasysh statutet e organizatave përkatëse.
8. BE si Fasilitator do të informojë organizatat dhe subjektet përkatëse rajonale për këto marrëveshje për emërtimin, përfaqësimin dhe nënshkrimin. Ato duhet të reflektohen në organizimin praktik të takimeve rajonale. BE-ja do të monitorojë zbatimin e këtyre marrëveshjeve.
9. Të dyja palët dhe BE do t ‘u kërkojnë partnerëve të mbështesin këto marrëveshje dhe të ndihmojnë në zbatimin e tyre.
10.Organizatat rajonale të përmendura në këto përfundime janë organizata ose marrëveshje ndërqeveritare ekzistuese dhe të ardhshme, qëllimi i të cilave është të promovojnë bashkëpunimin ose integrimin në rajonin e Ballkanit. “Takimet rajonale” përfshijnë takimet e këtyre organizatave dhe gjithashtu takime ad-hoc ose joformale me qëllime të ngjashme. Ai përfshin gjithashtu takime me institucionet e BE-së në kontekstin e agjendës evropiane.
IL Këto marrëveshje miratohen në baza të përkohshme.

Kontrolloni gjithashtu

REAGIM PUBLIK NGA ROSCAP NDAJ INSTRUMENTALIZIMIT POLITIK TË TEMAVE QË NDËRLIDHEN ME CILËSINË E ARSIMIT DHE MIRËQENIEN E FËMIJËVE

Rrjeti i Organizatave të Shoqërisë Civile për Arsimin Parauniversitar (ROSCAP) shpreh shqetësimin dhe indinjatën më …