Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se kryeministri Albin Kurti, ka dashur ta imitojë presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyn, por ka arritur ta realizojë këtë, për shkak të hajnisë. Ai gjatë seancës së jashtëzakonshme në Kuvend, ka thënë se ata që vjedhin bukën e ushtarëve, rezervat shtetërore e kanë vendin në burg. Kurti në krahasim me Zelenskyn është shndërruar në simbol të hajnisë e mbrojtës i hajnave. Zelensky në luftë i siguron ushtarëve edhe ushqim edhe armatim, e Albin Kurti në paqe nuk po arrin të bëjë diçka të tillë për shkak të hajnisë.
Kontrolloni gjithashtu
Policia e Kosovës demanton Ministrinë serbe të Mbrojtjes
Policia e Kosovës ka mohuar pretendimet e Ministrisë serbe të Mbrojtjes se një grup i …