Von der Leyen

Ursula von der Leyen: Pas samitit të Procesit të Berlinit, integrimi ekonomik është çelësi i suksesit të zgjerimit

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pas samitit të Procesit të Berlinit, tha se integrimi i hershëm ekonomik është çelësi i suksesit të zgjerimit”. Tregu i përbashkët rajonal luan një rol kyç, pasi  ekonomitë e Ballkanit Perëndimor mund të integrohen gradualisht në tregun tonë të vetëm, tha  ajo. Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz i priti liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Berlin. Në hapje të samitit të Procesit të Berlinit, ai u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen më aktivisht në normalizimin e marrëdhënieve mes tyre, duke u zotuar se për këtë do të punojë edhe personalisht me të dyja vendet. Kosova rrezikoi të përjashtohej nga marrëveshja për tregti të lirë, CEFTA dhe Procesi i Berlinit, siç u paralajmërua nga Gjermania, por për ta shmangur këtë një e hoqi para një jave ndalesën për mallrat serbe. Tash, Kosova përfaqësohet në CEFTA me emrin e saj dhe jo përmes Misionit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK). Gjithsesi, pranë emrit të Kosovës do të vendoset një yll, ose fusnotë, që tregon se statusi i vendit nuk është zgjidhur përfundimisht.

Kontrolloni gjithashtu

Besian Mustafa: Për mosvaksinimin e qytetarëve fajtor është Qeveria e cila po dëshiron ta vendos vendin përsëri në karantinë

Besian Mustafa: Lëvizja Vetëvendosje ka tentuar të kontaktojë deputetët e LDK-së për t’i bindur të kalojnë në VV

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje ka tentuar …