Jason Steinbaum: “Processi i krijimit të Asociacionit është politizuar; zgjidhja duhet të jetë në përputhje me kushtetutën dhe ligjet e Kosovës

Grupi për Politikat dhe të Drejtën Ndërkombëtare Publike në Uashington ka publikuar një raport të ri që analizon kërkesat për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Sipas këtij raporti, këto kërkesa bien ndesh me Kushtetutën e Kosovës dhe do të shkelnin kompetencat që kjo kushtetutë ua jep autoriteteve komunale. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Xhejson Shtainbaum, njëri prej autorëve të raportit dhe ish-këshilltar i kryetarit të Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë të Dhomës Eliot Engel, theksoi se procesi i krijimit të Asociacionit është politizuar dhe se rruga kushtetuese për krijimin e këtij asociacioni duhet të jetë alternativa për të zgjidhur ngërçin aktual. Ai theksoi se Kushtetuta e Kosovës parashikon që vetëm komunat kanë autoritetin për të krijuar asociacione, dhe nëse komuniteti serb dëshiron të krijojë një të tillë, mund ta bëjë këtë në çdo kohë. Ai vuri në dukje se për të realizuar këtë, duhet që zyrtarët e zgjedhur nga komuniteti serb të marrin pjesë në zgjedhje, të cilat ata i kanë bojkotuar në vitet e fundit.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri hamza

Bedri Hamza: Qeverisjen do ta bëj bashkë me qytetarët, njëjtë si programin tim

Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka vazhduar punëtoritë me qytetarë për programin e …