Zyrtari i LDK-së, Visar Azemi, ka ngritur akuza ndaj qeverisë në një konferencë për media, duke e kritikuar për braktisjen e premtimeve për luftën kundër korrupsionit dhe ruajtjen e vlerave të shtetit. Azemi theksoi se, pas braktisjes së ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, qeveria tani ka braktisur edhe besimin e qytetarëve, duke marrë nën mbrojtje atë që ai e quajti “mafia energjetike.” “Kjo qeveri premtoi se do të bëjë qeveri me duar të pastra, por në realitet ajo po mbron mafian energjetike në krye me Nagipin dhe Martinin. Ai duke iu referuar Nagip Krasniqit dhe Martin Berishajt, vuri në dukje se raportimet e fundit mediatike, të cilat zbulojnë bisedat mes Mihalit dhe Krasniqit, tregojnë për përfshirjen e zyrtarëve të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje në këto afera korruptive.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …