leoni

Në Prishtinë ka nisur zyrtarisht sezonin ngrohës

Nisëm zyrtarisht sezonin ngrohës 2024/2025 në Prishtinë, së bashku me Kryeshefin Ekzekutiv të Termokos-it, Fisnik Osmani, Aksionarët dhe Bordin e Drejtorëve të ndërmarrjes. Uroj një sezon të mbarë dhe të suksesshëm, duke falënderuar ekipin për punën e tyre të mrekullueshme ka thënë Kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama.

Nëpërmjet shërbimit të Termokos-it, po ndërtohet një kryeqytet më i pastër dhe më miqësor për mjedisin. Ky rrjet ngrohjeje mbulon mbi 33 mijë njësi banesore, me rreth 25 mijë konsumatorë aktivë, që përfaqësojnë më shumë se 130 mijë banorë.

Gjithashtu, janë rreth 1 mijë objekte banesore të kyçura në rrjet, me një sipërfaqe totale prej rreth 2 milion e 800 mijë m², nga të cilat rreth 2 milion e 200 mijë m² janë aktualisht aktivë.

Kontrolloni gjithashtu

U përkujtuan 15 maturantët e Malishevës të cilët humbën jetën 20 vite më parë në Fushë Arrëz

Sot, në Komunën e Malishevës u zhvilluan aktivitete përkujtimore në nderim të 15 maturantëve të …