Hakan Fidan: Rezistenca kundër pushtimit izraelit tani është një luftë midis shtypësve dhe të shtypurve në mbarë botën

Ministri turk, Hakan Fidan, deklaroi se Izraeli është bërë kërcënimi kryesor për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan deklaroi se “Sot, Izraeli është bërë kërcënimi kryesor për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”, raporton Anadolu. Ministri Fidan foli në konferencën e përbashkët për mediat me ministrin e Jashtëm të Jordanisë, Ajman Safadi. Fidan tha se Turqia  ka marrëdhënie të ngushta me Jordaninë dhe se ata me gjithë zemër besojnë se këto marrëdhënie kontribuojnë në paqen dhe stabilitetin rajonal. Ai tha se me homologun jordanez biseduan për marrëdhëniet dypalëshe, se synojnë të mbajnë takimin e parë të komisionit të përbashkët ekonomik në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm dhe se dëshirojnë të zhvillojnë bashkëpunimin edhe në fushën e industrisë së mbrojtjes. Fidan tha se atje janë shumë marrëveshje që dëshirojnë t’i nënshkruajnë në të ardhmen dhe theksoi se dëshirojnë që këto të përfundojnë sa më shpejt dhe të thellohen më tej marrëdhëniet.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …