Sipas statistikave zyrtare në Mal të Zi, 41 për qind e qytetarëve deklarohen si malazezë, ndërsa 33 për qind si serbë, tregojnë rezultatet e regjistrimit të fundit të popullsisë, që u bë në dhjetor të vitit 2023. Ato u publikuan të martën nga Drejtoria e Statistikave në këtë vend, MONSTAT. Për krahasim, në regjistrimin e parafundit – më 2011 – 45 për qind ishin malazezë dhe rreth 29 për qind ishin serbë. Të dhënat e fundit tregojnë, po ashtu, se popullsinë e Malit të Zi e përbëjnë 9.45% boshnjakë, 4.97% shqiptarë, 2% rusë dhe 1.6% myslimanë. Krahasuar me regjistrimin e parafundit, numri i shqiptarëve duket stabil: më 2011 ishin 4.91%, apo 30 mijë 439, ndërsa tani janë 40 mijë. Në regjistrimin e fundit, rreth 2.8% e popullsisë nuk u deklaruan. Në Mal të Zi, jetojnë 623.633 banorë, që do të thotë 0.6% më shumë se në vitin 2011
Kontrolloni gjithashtu
KMDLNj kërkon publikimin e listës së përfituesve të subvencioneve, nga Ministria e Bujqësisë
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, ka kërkuar që Ministria e …