Tani për tani nuk ka shpërbërje paqësore të Bosnjës e Hercegovinës tha Përfaqësuesi i Lartë në Bosnje e Hercegovinë, Cristian Shmidt

SDA ka reaguar kundër deklaratës së Përfaqësuesit Christian Schmidt, i cili barazoi Alija Izetbegoviqin me Ratko Mlladiqin

Partia e Veprimit Demokratik ka reaguar kundër  deklaratës së Përfaqësuesit të Lartë në Bosnjë-Hercegovinë, Christian Schmidt, i cili e barazoi Alija Izetbegoviqin me të dënuarin për krime lufte, Ratko Mlladiq, raporton Anadolu. Deklarata e Përfaqësuesit të Lartë, Christian Schmidt se fotografitë në tekstet shkollore të Ratko Mlladiqit dhe Alija Izetbegoviqit janë një problem i barabartë, është skandaloze. Është e papranueshme që këta dy emra të përmenden në të njëjtën fjali dhe të barazohen në çfarëdo konteksti”, thonë nga SDA. Nga kjo parti kujtuan se krimineli i luftës Ratko Mlladiq është dënuar me burgim të përjetshëm para Gjykatës Ndërkombëtare Penale për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe forma të tjera të rënda të krimeve të luftës, duke shtuar se do të mbahet mend përgjithmonë si i tillë. Alija Izetbegoviq ishte kryetar i Presidencës së BeH-së, një vend që mbrohej nga agresioni, komandant suprem i ushtrisë së saj të nderuar dhe një udhëheqës që edhe në kohët më të vështira të luftës, këmbënguli në respektim të konventave ndërkombëtare, duke mbrojtur popullsinë civile, të drejtat e njeriut dhe vlerat demokratike”, njoftoi SDA.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …