Me aktivitete sportive kanë filluar manifestimet “Ditet e Mërgatës” në Suharekë

Komuna e Suharekës në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës, ka përgatitur një varg aktivitetesh kulturo-sportive të cilat do të zhvillohen gjatë një javë në kuadër të festës tashmë tradicionale “Ditët e Mërgatës. Kështu,  këto aktivitete kanë filluar sot me ngjarjen sportive që u zhvillua në qendër të qytetit në Sheshin “Ibrahim Rugova”. Ky aktivitet  sportiv  është gara në Street ball “Theranda 2016”, 7 ekipe po garojnë mes vete me eliminim direkt para një numri të konsiderueshëm të qytetarëve, dashamirë të basketbollit. Nesër gjithashtu do të ketë gara sportive ku do të filloj turneu në Beach Volley i cili do të zhvillohet për dy ditë me radhë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj me bashkëpunëtor vizituan Shkollën Fillore “Lan Selimi” në Lumbardh

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj së bashku me nënkryetarin e Komunës, Sami Cacaj …