Kryetari Ramosaj dhe ministri Damka vizituan fillimin e punimeve në kuadër të Projektit “Zhvillimi i turizmit në Komunën e Deçanit

Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj së bashku me Ministrin e Zhvillimit Rajonaj, z. Fikrim Damka vizituan fillimin e punimeve për “Zipline”-in më të gjatë në rajon, me një gjatësi prej 1,107 metrash, që fillon në rrugën për bjeshkë të Belegut dhe përfundon në rrugën për bjeshkë të Isniqit (Roshkodol, Zllonopoj dhe Milishevc).

Projekti “Zhvillimi i turizmit në Komunën e Deçanit – Produktet turistike në Fshatin Alpin Bjeshkatar” është mbështetur nga Ministria e Zhvillimit Rajonal, në bashkëpunim me fondet buxhetore të Komunës së Deçanit.

Me këtë rast kryetari Ramosaj ka falënderuar Ministrin Damka për mbështetjen financiare të këtij projekti madhor, i cili luan një rol të veçantë në zhvillimin e turizmit në qytetin tonë.

Ky projekt është realizuar nga Drejtoria për Ekonomi dhe Zhvillim, me drejtorin Isuf Demhasaj, në kuadër të thirrjes nga Ministria e Zhvillimit Rajonal për Programin për Zhvillim Rajonal (PZHR) 2024, për projekte të investimeve kapitale.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …