Në Deçan u përurua Qendra e Trashëgimisë Kulturore

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj së bashku me Ministrin e Zhvillimit Rajonal, z. Fikrim Damka dhe me bashkëpunëtorë, përuruan Qendrën e Trashëgimisë Kulturore – një hapësirë e re që do të ruajë, promovojë dhe zhvillojë trashëgiminë e vyer kulturore. Kjo qendër është një dëshmi e angazhimit tonë për të ruajtur identitetin dhe vlerat që na lidhin me të kaluarën tonë, duke krijuar një urë të fortë me të ardhmen.

Në këtë hapësirë, do të kemi mundësi të ndërveprojmë me historinë tonë përmes ekspozitave, seminareve dhe aktiviteteve të ndryshme edukative që do të zhvillohen për të gjitha grupmoshat.

Kjo qendër do të jetë një vend i hapur për të gjithë, një pikë takimi për historianët, artistët, studentët dhe çdo qytetar që e ndien veten pjesë të këtij rrëfimi të përbashkët kulturor, ka thënë me këtë rast në fjalën e tij kryetari Ramosaj.

Ai ka Falënderuar Ministrin Damka për realizimin e këtij projekti dhe Drejtorin për Zhvillim Ekonomik, z. Isuf Demhasaj për punën e pandalshme. Tani e kemi detyrë që ta mbajmë të gjallë këtë frymë dhe ta pasurojmë vazhdimisht me kontributet tona, tha në fund të fjalës së tij Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …