Policia e Kosovës ka raportuar se xhandarmëria serbe ka shkelur vijën kufitare ndarëse mes Kosovës dhe Serbisë

Policia e Kosovës ka raportuar për një incident të rëndë ku xhandarmëria serbe ka shkelur vijën kufitare ndarëse mes Kosovës dhe Serbisë, duke rrezikuar stabilitetin rajonal dhe duke shkelur marrëveshjet ndërkombëtare. Incidenti ndodhi më 14 tetor 2024, rreth orës 18:20, kur një automjet i tipit Land-Rover, me targa serbe dhe me katër pjesëtarë të xhandarmërisë, u vërejt pranë stacionit policor kufitar në Merdar. Pas një qëndrimi prej 10 minutash, ata kaluan vijën kufitare, veprim që Policia e Kosovës e cilësoi si një provokim të qëllimshëm që mund të çojë në incidente ndërshtetërore. KFOR-i, konfirmoi se është duke monitoruar situatën përmes pranisë së shtuar dhe patrullimeve të intensifikuara. Misioni paqeruajtës i NATO-s theksoi se do të vazhdojë të marrë të gjitha masat e nevojshme për të ruajtur stabilitetin, duke kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë dhe për të siguruar lirinë e lëvizjes në çdo kohë.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxha

Më 16 tetor 1908 lindi, Enver Hoxha, udhëheqës i Partisë Komuniste të Shqipërisë, më vonë i Partisë së Punës, deri në vdekje

Më 16 tetor të vitit 1908 lindi, Enver Hoxha, udhëheqës i Partisë Komuniste të Shqipërisë, …