leoni

Olaf Scholz

Shqiptarët në Gjermani kërkojnë ndryshimin e Ligjit për Shtetësinë

Një grup shqiptarësh në Gjermani, përmes Organizatës së Akademikëve dhe Studentëve Shqiptarë në Hamburg, ka nisur një peticion drejtuar kancelarit Olaf Scholz për të ndryshuar ligjin për shtetësinë. Kërkesa e tyre përfshin heqjen e shtetësisë serbe për kosovarët që jetojnë në Republikën Federale të Gjermanisë. Në një letër dërguar qeverisë gjermane, organizata thekson se është e papranueshme që qytetarët kosovarë të vazhdojnë të regjistrohen me shtetësi serbe, pavarësisht njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Gjermania që prej vitit 2008. “Kjo situatë krijon ndasi të padrejta në trajtimin e qytetarëve,” theksohet në letër. Zëdhënësja e qeverisë gjermane ka konfirmuar se nuk mund të pranohet një letër e tillë. Organizata kërkon që praktika e regjistrimit me shtetësi serbe të përfundojë dhe që të fshihet automatikisht për të gjithë kosovarët, përfshirë fëmijët e lindur në Gjermani. Aktualisht, në Gjermani jetojnë rreth 565,000 shtetas kosovarë me prejardhje shqiptare, të cilët janë të integruar mirë dhe kontribuojnë në kulturë, sport, ekonomi, shkencë dhe fushën sociale. Këta qytetarë po fitojnë gjithnjë e më shumë ndikim në politikë dhe shoqërinë civile.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …