Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër njoftimin e qeverisë për rritjen e pensioneve me 20%, duke e cilësuar atë si një përpjekje manipulative për të mashtruar me shifra dhe përqindje. Haradinaj theksoi se pensionet në Kosovë janë aq të ulëta sa një rritje prej 20% nuk sjell asnjë përmirësim të ndjeshëm për përfituesit. Sipas tij, rritja minimale e pensioneve duhet të jetë së paku 50%, dhe kjo është një nga angazhimet kryesore në programin e Aleancës dhe partnerëve të saj në koalicion. Haradinaj gjithashtu premtoi se me ardhjen në pushtet, kjo rritje do të zbatohet menjëherë, ndërsa çdo vit do të ketë një shtesë prej 10% për të gjitha skemat pensionale në vend
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …