Fatmir Humolli: Qytetarët po shohin pasojat e qeverisë, tani po ndjehen të këqijat e qeverisjes

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, ka reaguar pas bisedave të publikuara mes Dejona Mihalit dhe Nagip Krasniqit, duke theksuar se qytetarët e Kosovës tani po e perceptojnë qartë funksionimin e Qeverisë. Humolli shprehu shqetësimin për pasojat e logjikës aktuale të qeverisjes, duke vënë në dukje se qytetarët kishin pritur shumë nga kjo administratë. Ne i kemi parë pasojat e kësaj logjike të funksionimit të Qeverisë, tani po i shohin edhe qytetarët, tha Humolli. Është mirë të ndërtohen  institucione që i pengojnë të këqijat, se kur të ndodhin, pasojat nuk kompensohen, theksoi ai. Përveç kritikave ndaj qeverisë, Humolli njoftoi se është duke punuar për të formuar një parti të re politike, ku do të ketë deputetë edhe nga Lëvizja Vetëvendosje.Jemi duke punuar deri më 15 nëntor për të parë nëse mund të formojmë një listë kredibile, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …