Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas përplasjeve pozitë- opozitë për çështjen e ushqimit në FSK dhe disa bisedave që janë publikuar së fundi në medie, siç është ajo e Dejona Mihalit me Nagip Krasniqin dhe Mimoza Kusari-Lilës me Igor Simiqin, ka deklaruar se paniku i pushtetit pas shpërthimeve të skandaleve të njëpasnjëshme, po i shtynë ata drejt një gjuhe të zakonshme ofenduese, përplot urrejtje e mllef. Sa më të thella skandalet, aq më të thella ofendimet! Skandalet do të thellohen, me to dhe ofendimet. Sepse sharja është e lehtë, sidomos për ata që se bëjnë dot një shenjë ani pse kishin 51% e plot 12 miliardë euro buxhet! Por zgjedhjet e ardhshme s’bëhen se kush shanë e kush pështynë më mirë. Po ua japim këtë medalje që në fillim”, ka shkruar Abdixhiku, në një postim të tij.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …