Shefat e grupeve parlamentare të partive opozitare të Kuvendit kanë mbajtur fjalime para objektit të Radiotelevizionit të Kosovës

Shefat e grupeve parlamentare të partive opozitare të Kuvendit të Kosovës kanë mbajtur fjalime para objektit të Radiotelevizionit të Kosovës,  pasi transmetuesi publik nuk e ka transmetuar, në kanalin kryesor seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit. Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kërkuar të dijë arsyen e mos transmetimit të seancës nga RTK1.  RTK-në e ka themeluar Kuvendi, dhe ky institucion i jep llogari deputetëve të Kuvendit. Seancat janë obligim ligjor e kushtetues që të transmetohen…Fakti që në një seancë ku po trajtohet një super skandal i kësaj qeverie, ndalet për një konferencë të Kurtit, tregon shumë qartë për një regjim të Kurtit, që don me ndal fjalën dhe të mashtrojë popullin për të bëmat e tyre. Ku ka logjikë duke shkuar Kuvendi në një seancë të jashtëzakonshme me 40 nënshkrime të ndalohet transmetimi? Kush e ka dhënë atë vendim? “, ka pyetur Besnik Tahiri. Paraprakisht  Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri kishte  kërkuar që të ndërpritej seanca plenare, pasi RTK-ja nuk është duke e transmetuar atë.

Kontrolloni gjithashtu

Ana Pisonero: Jemi pritje të finalizimit të reformave nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor me Planin e Rritjes të BE-së për rajonin

BE i kërkon sqarim Serbisë për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Kosovën Lindore

Bashkimi Evropian ka kërkuar nga Serbia të sqarojë pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Kosovën …