Në Vajnik të Skënderajt ka nisur asfaltimi i rrugëve brenda lagjeve të fshatit

Në kuadër të përmbushjes së zotimeve rreth realizimit të projekteve kapitale, sot në Vajnik të Komunës së Skënderajt ka nisur asfaltimi i rrugëve brenda lagjeve, fillimin e të cilës e ka ndjekur nga afër kryetari i Komunës, Fadil Nura bashkë me drejtorin për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, Driton Mulaj.

Me këtë rast, kryetari Nura ka bërë të ditur se pas Vajnikut, projekti do të realizohet edhe në Burojë, Turiqec dhe në fshatra tjera, ku do të vazhdohet me asfaltimin e rrugëve në këto anë.

Kontrolloni gjithashtu

Në Deçan u përurua Qendra e Trashëgimisë Kulturore

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj së bashku me Ministrin e Zhvillimit Rajonal, …