Në Skënderaj është realizuar ecja tradicionale me qëllim të ndërgjegjësimit në luftë kundër kancerit të gjirit

Nën organizimin e Zyrës për Barazi Gjinore të Komunës së Skenderajt në bashkëpunim me OJQ “Drugëza”, të mërkurën është realizuar ecja tradicionale kundër kancerit të gjirit, aktivitet ky në të cilin kanë marrë pjesë zyrtarë të Komunës, përfaqësues të institucioneve tjera lokale, nxënës, mësimdhënës dhe qytetarë të shumtë.

Edhe nxënësit e shkollës “Shaban Jashari” i janë bashkuar këtij aktiviteti, duke organizuar shitjen e gjërave ushqimore, me ç’rast mjetet e grumbulluara nga ky aktivitet, do të dedikohen për mbështetje të rasteve me sëmundjen e kancerit.

Ecja kundër kancerit të gjirit bëhet me qëllim të ndërgjegjësimit të publikut për sëmundjen në fjalë dhe është një mbështetje për të gjitha gratë e prekura nga kanceri.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …