LAVDI EPOPES SË ENVERIT
16 tetor 1908 është datëlindja e Enverit. E pse mos ta kujtojmë me respekt?
Respektin për te e bënë puna e tij në shërbim të Atdheut. ,,Shqipëria nga një vend feudalist i zhvilluar, me pushtimin osman u kthye në feudalizëm të prapambetur ushtarak.”- na thoshte gjatë ligjeratave një profesor universitar. Këte e dëshmon prapambetja që shihet në vendet: Shqipëri, Rumani, Bullgari, etj., nga vendet tjera që nuk ishin të pushtuata nga Perandoria Osmane: Hungari, Kroaci, etj. Epopeja e Enverit fillon me organizimin dhe udhëheqjen e Luftës Nacional-Çlirimtare të Shqipërisë, ndërtimin dhe udhëheqjen e Pushtetit Popullor, zhvillimin në të gjitha fushat dhe forcimi i vendit, ndikimi i tij në përparimin e bashkëkombasve të tij në viset e pushtuara të Shqipërisë. Edhe pas vdekjes së tij, edhe pas rënies së pushtetit të tij, fryma e tij është frymë pozitive, frymë zhvillimi:
- RTSh, bashkë me shtypin, krahas ideologjisë (që ishte absolute e kohës, në të gjitha vendet e Lindjes), reflektonin atdhetarizëm, edukim e kulturë, që ndikuan te populli ynë brenda e jashtë kufijve, në edukim të shëndoshë atdhetarë, kulturorë e profesional, pa fundamentalizëm fetar, pa të droguar, pa rrjete kriminale, që sot i sfidojnë institucionet shtetërore.
- Gjatë Epokës së Enverit popullsia u trefishua, kishte shërbim shëndetësor falas, arsimim falas. Sot popullsia është e përgjysmuar, rritja e analfabetizmit;
- Gjatë Epokës së Enverit u unifikua gjuha letrare, u hap Universiteti i Prishtinës dhe Tetovës. U botuan shumë libra, për t’u shpërndarë në gjitha trojet shqiptare;
- Forcimi i vendit – një analist, gjatë një interviste kur flet për sigurinë kombëtare, thotë shkurt:,,ajo ishte kohë tjetër!”. Pse? Sepse Shqipëria mund të mobilizonte 700 mijë ushtarë, kishte aviacion, sistem raketor, marinë, nëndetëse,… prodhonte armë e municion, kishte rezerva ushqimore, kishte fortifikime e strehimore. Përkundër dështimit të Hungarisë, Çekosllovakisë, Polonisë, Shqipëria doli nga Pakti i Varshavës, e papërkrahur nga Pakti i NATO-s, në gjendje lufte me Greqinë;
- Zhvillimi – objektet (ndërtesa shumëkatëshe banimi, uzinat, pendat e liqeneve arteficiale mbi tre mijë), i qëndruan kohës dhe ju bënë ballë tërmeteve. Objektet e reja në Durrës u shembën, por jo objektet e kohës së Enverit, nëse nuk ishte ndërhyrë në strukturën e tyre. Edhe sot fryma enveriane ndërton Shqipërinë, kundërshtarët e Enverit (të shitur te greku e serbi, të dëshmuar në tradhti) e shkatërruan Shqipërinë, para disa dite dogjën edhe ulëset e tyre në Kuvendin e Shqipërisë
- Fryma enveriane solli lirinë e Kosovës.
Në Epokën e Enverit dhe më vonë ishin dy fryma:
- Enveriane – atdhetarët u motivuan, u edukuan, u kalitën, u organizuan, u persekutuan, u sakrifikuan, por nuk u thyen, dhe sollën lirinë e Kosovës. Armatimi ishte i planifikuar edhe për luftën çlirimtare të trojeve të pushtuara. Dolën matrapazë që ju shitën armë çlirimtarëve, por ku ishin njerëz të përkushtuar, çlirimtarët u armatosën pa kufizime (aq sa mund të bartnin). Oficerët e asaj, kohe ju përgjegjën luftës çlirimtare, disa ranë edhe dëshmorë. Fryma enveriane ideoi, organizoi dhe udhëhoqi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, solli lirinë në Kosovë, avancoi të drejtat e shqiptarëve në trojet e pushtuara. Fryma enveriane, me shpirt luftarak, ndërtoi institucione, shkolla, rrugë, ngriti mirëqenien, mbrojnë kauzën atdhetare me një moral të admirueshëm. Fryma enveriane ndërtoi aeroportet e Rinasit, Kukësit dhe ndërton aeroportin e Vlorës e Gjirokastrës, rriti aeroportin e Prishtinës;
- Titiste (serbofile e grekofile) – si LKJ zi e terr kundër Atdheut amë, promovim të kulturës sllave. Pas viteve të ‘90-ta si LDK – vazhduese e politikave të LKJ-së, pa arritur të shkëputeshin nga e kaluara, Lëvizja e frontit të masave u shua. Ekzistonte një shtresë liderësh, servilë dhe bashkëpunëtorë të pushtuesit, amortizonin energjitë atdhetare, kërcënonin, denonconin e izolonin atdhetarët, mobilizoheshin me luftë speciale kundër çlirimtarëve. Sabotuan luftën e shenjtë me çdo mënyrë, nga instancat e larta e deri te më të ultat. Në çdo aktivitet shpërthejnë kundër ,,Diktaturës së Enverit”, duke i heshtur masakrat, krimet e vazhdueshme të Serbisë, shpërnguljet masive, dhunën e torturat. Pas lufte, në gjyqe dalin kundër çlirimtarëve shumë dëshmitarë me akuza të fabrikuara në institucionet e Serbisë dhe deklarohen:,,… gjatë luftës kam qenë milicë i Serbisë dhe aktivistë i LDK-së”. Çudia është se asnjë nga aktivistët e LDK-së nuk distancohet nga ata. Dhunuesin e fëmijëve gjatë luftës, Sadri Sadriun, e mbrojtën krerët e institucioneve. RTK në edicionin e lajmeve, nga 30 minuta, ka 15 minuta ngjarjet në Serbi, ka 2 minuta ngjarjet nga Bota, nuk ka asnjë lajm nga Shqipëria. Disa të tjerë, shkatërrojnë në vazhdimësi të arriturat e kësaj kohe, me sulme në vlerat: autoritetin e veteranëve të luftës së shenjtë çlirimtare, deputetëve, qeveritarëve, ushtarëve, policëve. Në vitin 1999 e shporrëm Serbinë, por për 25 vite, nuk arritëm të çlironim mendjet e okupuara, nuk arritëm të neutralizonim energjitë negative të mbeturinave të pushtuesit! Shumë ,,intelektual” kanë mbet vazalë të sllavizmit, duke sulmuar enverizmin sa herë që ju jepet mundësia. Në Shqipërinë londineze fryma serbofile e grekofile berishjane vret, djeg dhe shkatërron, shkel embargon Perëndimore kundër Serbisë, emron një kriminel grekofil kandidat për kryetar Himare dhe një mal poshtorsish dhe prap ka përkrahjen e turmave.
Duke i parë e krahasuar epokat, konstatoj se bustin e Enverit, duhet ta mbajmë në çdo shtëpi, institucion, shesh, t’i falemi e të motivohemi në atdhedashuri, për punë e zhvillim.