Kryetari Haliti priti në takim lamtumirës ushtarët e KFOR-it, dhe u nderua me mirënjohje

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim lamtumirës pjesëtaret e Ekipit për Monitorim dhe Ndërlidhje të KFOR-it amerikan (LMT K20) në Viti, në krye me togerin Kirby. I pari i komunës i falënderoj ata dhe gjithë ushtarët e KFOR-it për kontributin që kanë dhënë duke ju ndarë atij një mirënjohje. Në këtë takim u prezantua edhe ekipi i ri që do të udhëheqë, togeri Miller. Ndërkaq një mirënjohje pjesëtarët KFOR-it patën edhe për kryetarin Haliti.

Gjatë këtij takimi kryetari Haliti pos që falënderoj ekipin e deritanishëm për bashkëpunimin e mirë dhe shërbimin e tyre ndaj qytetarëve vitias dhe Kosovës i njoftoj edhe ekipin e ri për zhvillimit e gjithmbarshëm të komunës së Vitisë, përfshirë edhe projekte dhe bashkëpunimit me komunat por edhe ato ndërkombëtare.

Ndërkaq Togeri Kirby, falënderoj kryetarin Haliti dhe komunën e Vitisë për bashkëpunimin e deritanishëm dhe tha se atij do t’i mungojë Vitia. Përndryshe kryetari Haliti tha se uniforma amerikane është e shenjtë për të dhe se është i gatshëm të bashkëpunojë edhe me ekipin e ri.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …