Ministri i Financave, Hekuran Murati, duke e quajtur “ushujza” opozitën, e ika akuzuar se i paskan thithur gjakun Kosovës, për t’u ushqyer vet”. Lidhur më këtë kryetari i Partisë Social Demokrate, Dardan Molliqaj, ka deklaruar se për 4 vite qeverisje të kastës së paaftë, në plagët e infektuara të Kosovës, kanë hy e janë shpërnda larva, që hanë mish për vete e lënë vrima pas. ‘’ Larvat, të njohura ndryshe si krimba, janë parazitë që rriten dhe ushqehen në dhe me mishin e kalbur ose trupat e dobësuar të organizmave të tjerë. Ato depërtojnë në brendësi të trupit dhe fillojnë të shkatërrojnë nga brenda, derisa të mos kenë më çka të hanë. Në mish brenda, ato janë të padukshme për një kohë, por efektet e tyre shkatërruese janë të pashmangshme kur dalin në sipërfaqe. Kur larvën e heq nga trupi, vrimat e mishit të ngrënë mbesin dhe lënë plagë të hapura e të infektuara jo vetëm sipërfaqësisht. Ngjashëm, që 4 vite qeverisje të kastës së paaftë, në plagët e infektuara të Kosovës, kanë hy e janë shpërnda larva, që hanë mish për vete e lënë vrima pas’’, ka thënë Molliqaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …