Kryeministri Albin Kurti dhe Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, janë shfaqur të buzëqeshur në fotografitë e publikuara, ku Albin Kurti i ka bërë një dhuratë për të festuar ditëlindjen e saj. Takimi ka ndodhur në zyrën e grupit parlamentar, aty ku ajo më parë ishte koordinuar me Listën Serbe. Kurti si zakonisht, përbuz faktet dhe vazhdon të cilësojë raportimet e mediave për skandalet në qeverinë e tij si pjesë të një “lufte hibride. Mimoza Kusari-Lila nuk i ka mohuar mesazhet e publikuara ku përdor fjalën “brate,” duke argumentuar se ajo nuk nënkupton vetëm “vëlla,” por edhe “mik.”
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …